Historiku TV KOMBI

Historiku TV KOMBI

Shpesh në kohën kur jetojmë vëmendja dhe pikësynimet e secilit prej nesh shndërrohen në një garë marramendëse drejt fitimit. Por këto synime, jo të gjithëve ua errin arsyen e mirë dhe humanizmin e lindur e të trashëguar në breza për të bërë vepra që t’i shërbejnë komunitetit dhe njerëzve që i rrethojnë. Këta njerëz cilësohen si njerëz me shpirt të madh, e këtu hyn edhe presidenti i TV Kombi, z. Rrapo Gjata dhe familja e tij. Tek ai u mëshiruan këto veti e virtyte, për t’u bërë simbol i fjalës së lire, për të qenë me njerëzit dhe për t’u shërbyer atyre me gjithë kapacitetet financiare dhe njerëzore. Këtu do të merrte shkas dhe ideja që do të bënte të lindte TV Kombi, pikërisht në datën 28 Nëntor të vitit 1998. Kjo ditë e rëndësishme për kombin tonë, do të ishte e tillë dhe për familjen Gjata.

Dëshira e Z Rrapo Gjata ishte të ndërtonte një televizion që t'i shërbente komunitetit fierak dhe më gjerë. Donte që kënga, humori, informacioni dhe emisionet e ndryshme të nisnin që aty, nga televizoni që do të krijonte ai vetë, bashkë me familjen e tij, një televizion që e pagëzoi me emrin domethënës "Kombi".

Ishte data 28 nëntor 1998, kur vala e Tv Kombit u fut fuqishëm nëpër familjet fierake dhe shumë shpejt u bë televizioni më i dashur e më i ndjekur për të gjithë.

E ardhmja e këtij televizioni është e hapur.

Gjithçka për shikuesit fierakë dhe më gjerë!

Kreshnik Gjata:

"Ne nuk zgjidhim problemet, por sensibilizojmë qytetarët se nëpërmjet fjalës së tyre, këto kambana do t'i dëgjojnë ata që e kanë për detyrë t'i zgjidhin problemet, si qeveria, bashkia, prefektura, deputetë, kryetarë komunash etj".

Rrapo Gjata:

"Televizioni Kombi startoi në 28 Nëntor të vitit 1998 dhe jo rastësisht u pagëzua me emrin Kombi, pasi ishte dita e Shpalljes së Pavarësisë, Dita e Flamurit. Në këtë rrugë të vështirë disavjeçare ia ka dalë mbanë të bëjë punën e vet në mënyrë dinjitoze, nëpërmjet një stafi të përkushtuar, i cili ka ardhur duke u konsoliduar dhe duke u bërë gjithmonë e më shumë profesional. Kjo është arritur në sajë të kujdesit dhe përkushtimit të familjes Gjata, që gjithmonë është përpjekur të përmirësojë gjithçka dhe të investojë në përparimin e mëtejshëm të televizionit. Kemi bërë dhe do të bëjmë gjithçka për informimin dhe argëtimin e teleshikuesit fierak me stafin tonë, të cilin e falënderoj për punën e mrekullueshme. Falënderimi tjetër u takon teleshikuesve të Televizionit Kombi, abonentëve të kabllorit dhe admiruesve të Televizionit Kombi kudo që janë. Besimi juaj na bën të jemi më të vendosur për të vazhduar në këtë rrugë të bashkëjetesës, për t'ju shërbyer, informuar në mënyrë të paanshme dhe për t'ju argëtuar".

***

Stafi i televizionit u krijua së pari nga regjisori Leka Bungo, i cili filloi seleksionimin e stafit. Punonjësi i parë, që shtypi butonat e parë ishte montazhieri që vazhdon dhe sot e kësaj dite në këtë televizion, Altin Kuko dhe me radhë më pas; aktori i teatrit Dritan Boriçi, folësja Majlinda Vërria, menaxher aktori Fatmir Xhelili, duke u pasuar nga kameramanët; Kujtim Halili, Artan Lule, Neritan Trifoni, Ulis Gjata, Pëllumb Metaj dhe Euglen Kane. Gazetari i parë ishte Odise Plaku, që punoi në këtë televizion për më shumë se 6 vjet si gazetar, drejtues emisionesh e prezantues.

Në TV Kombi kanë punuar si gazetarë Diana Mile, Ilir Muskaj, Shpëtim Cane, Romelda Bozhani, Ornela Filka, Gentiana Murati, Marsela Topi, për të vazhduar në ditët e sotme me gazetarin e talentuar Arben Velo, Anxhelo Shyti, Aleksandër Nushi, Matilda Troka, Edmond Fejzulla etj.

Një vend të veçantë në TV Kombi kanë zënë dhe folëset Majlinda Vërria, Dorina Kuko e Klodiana Gjata, që përveç si folëse lajmesh, kanë drejtuar dhe emisione.

Një televizion merr vlera kur në studiot e tij janë të ftuar personalitete të artit kombëtar. Kjo ka qenë dhe ambicja e presidentit Z. Rrapo Gjata. Tv Kombi e kanë vizituar shumë personalitete; Kadri Roshi, Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Aleko Prodani, Mirush Kabashi, Agron Llaka, Agim Bajko, Zef Deda, Skënder Sollaku, Parodistët e Vlorës, të gjithë aktorët e qytetit të Fierit etj etj.

TV Kombi ka një programacion të pasur veçanërisht për fëmijët, me filma vizatimorë dhe artistikë, të përshtatshëm për grupmosha të ndryshme.

Në ditët e sotme, me stresin që na rrethon, humori është ajo pjesë që teleshikuesi do më shumë dhe TV Kombi e ka pasur gjithmonë në qendër të vëmendjes pasurimin e programit me këtë gjini. Në TV Kombi kanë interpretuar thuajse të gjithë aktorët e humorit shqiptar.

Një televizion pa këngën nuk do të kishte kuptim. TV Kombi ka pritur dhe përcjellë këngëtarët më në zë të muzikës së lehtë, operistike dhe popullore, nga Shqipëria dhe Kosova.

Një rëndësi të veçantë TV Kombi u ka kushtuar dhe dokumentarëve të ndryshëm, me anë të të cilëve teleshikuesit përfitojnë njohuri mbi botën.

Informacioni zë pjesën më të madhe tashmë në Tv Kombi. Drejtori i këtij televizioni, zoti Kreshnik Gjata, thotë se qëllimi i tyre është që t'u vijnë në ndihmë qytetarëve, që gazetari të ndodhet menjëherë në vendin e ngjarjes; në fshat, në lagje, kudo ku shqetësimi është prezent.

Tv Kombi janë bërë prezent shumë probleme e halle. Tv Kombi do të jetë përherë në oponencë me qeverinë apo bashkinë kur këto nuk zbatojnë ligjin, nuk i përgjigjen si duhet komunitetin, ashtu siç dhe e informon publikun për të mirat që kryen qeveria apo bashkia.

Gazetarët e Tv Kombit janë gjendur gjithmonë pranë popullit, aq sa gazetari sot shihet si dëgjuesi i halleve të popullit e në shumë raste kërkohet e informohet nga vetë njerëzit.

Fushatat elektorale janë drejtuar tashmë nga mediat vizive dhe pa to është e pamundur të bëhet fushatë. Tv Kombi i ka pasqyruar këto fushata me vërtetësinë më të madhe, pa i mbajtur anën askujt, ndaj dhe shpesh është falënderuar nga komisioni i mediave, i ngritur posacerisht për fushata.

Nga ekrani i Tv Kombi janë drejtuar të gjithë deputetët, të fituar e të humbur. Edhe zgjedhjet lokale të gjithë fushatën e tyre e kanë realizuar nëpërmjet Tv Kombi, i cili është gjendur kurdoherë i gatshëm.

Nuk kanë ngelur pa u pasqyruar në këtë ekran dhe lajmet nga bota, përkthyer me profesionalizëm nga gazetarët e këtij televizioni.

Politika gjithmonë ka gjetur pasqyrimin e saj në Tv Kombi. Pothuajse të gjithë kryeministrat e vendit kanë qenë të pranishëm në këtë ekran, si Fatos Nano e Sali Berisha, të cilët, përveç vlerësimit që i kanë bërë mjediseve të këtij televizoni, kanë thënë fjalët më të mira për familjen Gjata, televizionin e tyre dhe stafin e televizionit, të cilët paraprijnë në emancipimin e shoqërisë sonë.

Reklama ka qenë bashkudhëtare e Tv Kombi në çdo ditë e çdo orë. Në këtë televizion janë realizuar qindra spote televizive. Tregtarë të vegjël e të mëdhenj, linja tregtare, dyqane, kopshte e shkolla kanë reklamuar mallrat e shërbimet e tyre në këtë vitrinë dhe ekrani i Tv Kombi ka qenë një shtysë për rritjen e aktivitetit të tyre tregtar.

Cilësia e spoteve publicitare ka ardhur gjithmonë në rritje, falë përvojës së montazhierit Altin Kuko dhe fantazisë së grafistit Gentian Lloshi, nën regjinë e Fatmir Xhelilit dhe Astrit Hasanit.

Por jo vetëm vala e Tv Kombi shkon në çdo familje. Që nga viti 2001, falë një investimi gjigand të familjes Gjata, u bë i mundur dhe shtrirja e sinjalit të televizionit kabllor. Kjo gjithmonë në sinkron me idenë për t‘i qëndruar afër komunitetit fierak me informacione dhe programe nga vendi dhe bota, gjë që bën të mundur pasurimin e informacioneve dhe argëtimin gjithmonë në shërbim të qytetarëve. Kundrejt një pagese minimale, mund të ndiqni 50 kanale nga vendi dhe bota.

Teknikët e Kombi Cable janë të përkushtuar në çdo moment që shikuesit e televizionit kabllor të kenë shërbimin dhe cilësinë maksimale.

Stafi i TV KOMBI ndër vite

President Rrapo Gjata

Drejtor Kreshnik Gjata

Financiere Irviana Gjata


Regjisorët

Leka Bungo

Dritan Boriçi

Fatmir Xhelili

Astrit Hasani

Klajdi Marku

Përparim Gjika

Montazhi

Altin Kuko

Gentian Lloshi

Enri Prifti

Sokol Koçi

Bledar Muhaj

Ervin Zarka

Ilir Prifti

Teknikët

Artur Gjino

Elton Lloshi

Frida Mjeshtri

Klajdi Nako

Gilbert Hasani

Dorald Shametaj

Teknikët e kabllorit

Kristaq Ziu

Koçi Shyti

Agron Shyti

Ilir Metushi

Ilir Taka

Genci Taka

Fatri Avdiu

Igli Avdiu

Sokol

Gazetarët

Odise Plaku

Ilir Muskaj

Diana Mile

Ornela Filka

Arben Tanku

Erida Gjermeni

Albana Hamitaj

Anxhelo Shyti

Matilda Troka

Enkelejda Troka

Armela Gjata

Estela Gojka

Shpëtim Cane

Arben Velo

Fran Ukcama

Valbona Daci

Gladiola Dervishi

Aleksander Nushi

Marsela Topi

Mukades Dervishi

Edis Marini

Renato Cini

Romelda Bozhani

Folëset

Majlinda Vërria

Dorina Kuko

Eriselda Xhafa

Denisa Zyka

Juli Myftari

Klodiana Gjata

Jetina Bushi

Kameramanët;

Kujtim Halili

Artan Lule

Ulis Gjata

Neritan Trifoni

Agron Spahiu

Ali Begeja

Nuri Korita

Euglen Kane

Gjergj Budo

Pëllumb Meta

Renato Selami

Esmerald Jahelezi

Drejtues emisionesh

Marjeta Nurka


Merjola Skëndaj

Vilson Gjoçaj

Klodiana Gjata

Sonila Selami

Jonida Shyti

Qani Lugaj

Elisa Stefa

Anjeza Selami

Maksim Tashi

Ina Sinani

Shpëtim Cane

Flori Mumajesi

Eris Tafaj

Lerida Boçova

Bledar Papathemiu

Arben Velaj

Eriselda Xhafa

Maksim Tashi


Skenografë

Irma Cane

Gentian Lloshi

Përkthyes

Gentiana Murati

Erlind Kapllani

Ana Murati

Edmond Fejzulla

Muzika

Liman Maloku

Nën logon e TV KOMBI, publiku informohet, argëtohet dhe edukohet nga programet më të mira në tregun televiziv.

TV KOMBI Lajme

Lajmet në TV KOMBI, një prioritet për profesionalizëm, paanshmëri dhe saktësi.

Ne jemi kudo, për të sjellë tek ju gjithçka ndodh, me gazetarët tanë profesionistë.

Politika, aktualiteti, ekonomia, kultura dhe sporti, vijnë në ekranin tonë me qëllimin e vetëm; objektivitetin dhe të vërtetën.

PROGRAMI

Në sajë të një strukture programore, ku ndërthuren 5 edicione informative në ditë, prodhime të emisioneve politike, sociale, kulturore, spektakleve dhe një numër i madh filmash dhe dokumentarësh, TV KOMBI ka arritur të bëhet i afërt me të gjitha shtresat shoqërore.

Nga data 1 tetor 2010 drejtor i tij është Astrit Hasani.

Programet dhe Spektaklet në vite.

4+4 (Odise Plaku & Klodiana Gjata)

Gjenerata e re (Elisa Stefa)
Ejani të gëzojmë së bashku (Marjeta Nurka, Vilson Gjonçaj & Meriola Skëndaj)

Kërkim në talente (Meriola Skendaj)

Spekter (Shpetim Cane)

Konkursi i fjalës artistike (Qani Luga & Jonida Shyti)

Show Fat Show (Klodiana Gjata)

Hit Parade (Eriselda Xhafa)

Matura (Eriselda Xhafa)

Bashkëshortët (Odise Plaku)

Kështjella e Kujtesës - Cikël dokumentarësh (Fran Ukcama)

Miss DEA (Klodiana Gjata)

Night Club (Flori Mumajesi)

Street Beat (Bledar Papathemiu)

Në Fokus (Klodiana Gjata)

Çapaçuli (Përparim Gjika & Eris Tafaj)

Vizion fëminor (Lerida Boçova)

Luajmë, zbavitemi (Eris Tafaj & Ilda Çuko)

Zhvillime Politike (Odise Plaku)

Realitet (Arben Velaj)

Kombi Sport (Maksim Tashi & Enkelejda Troka)

Më gjerë për emisionet:

TV Kombi ka realizuar emisione të panumërta: "4+4", i cili u realizua nën regjinë e Dritan Boriçit.

Spektakli për të rinj "Gjenerata e re" ku u zbuluan talentet e reja nëpërmjet konkursit të këngëtarëve dhe grupeve nga Fieri dhe Vlora, me drejtuesen e re Elisa Stefa.

Në vite u zhvilluan koncerte të ndryshme me raste festash. Një spektakël i veçantë ka qenë "Miss DEA". Në qytetin e Fierit tashmë, kudo ku ka spektakle, është e natyrshme prezenca e TV Kombi.

"Show Fat Show", ishte spektakli i çdo të premteje mbrëma, ku ndërthurej loja e fatit me këngën dhe humorin. Shumë makina u fituan në këtë spektakël, shumë familje u gëzuan dhe uruan Televizionin Kombi dhe familjen Gjata.

U realizua me sukses ideja e zotit Kreshnik Gjata, i cili këmbënguli për një spektakël të këtyre përmasave dhe e bëri realitet.

Në spektaklin Show Fat Show ishin të ftuar çdo javë artistë të shquar të humorit shqiptar si Aleko Prodani, Agron Llaka, Agim Bajko, Zef Deda, Skënder Sollaku, Parodistët e Vlorës, të gjithë aktorët e Fierit, si dhe këngëtarë me emër si Irma Libohova, Kozma Dushi, Aleksandër Gjoka, Erion Korini etj. Pa harruar çiftet e baletit me balerinët më të mirë shqiptarë nga baletmaestri Arian Sutniqi. Ky spektakël drejtohej nga Klodiana Gjata me regjisor Astrit Hasani, as/regjisor Fatmir Xhelili dhe skenografi të Irma Cane.

Mjaft mirë nga publiku është pritur dhe emisioni "Bashkëshortët", një emision shumë familjar ku tregohej ana njerëzore e çifteve të ftuar, drejtuar me sukses nga ideatori i tij Odise Plaku.

Ideja më interesante e tërheqëse në një televizion janë konkurset e ndryshme. Në këtë fushë një nismë e mbarë ka qenë konkursi i shkollave 8-vjeçare, ku krahas pyetjeve që jepeshin për konkuruesit, nuk mungonte dhe emocioni kush do të fitonte. Drejtuese e këtyre konkurseve ka qenë Marjeta Nurka.

Në zbulim të talenteve të reja. - Kwshtu u hodh ideja nga drejtori Kreshnik Gjata për emisionin “Kërkim në talente”. U desh një punë e madhe menaxhuese për këtë emision. Rendnin përditë në shkollat e mesme të Fierit por edhe në fshatrat ku kishte shkolla të mesme. Çdo javë emision. Një punë këmbëngulëse kanë bërë Kreshnik Gjata dhe Fatmir Xhelili në përzgjedhjen e talenteve nëpër shkolla. Këtë emision e ka drejtuar me shumë sukses Meriola Skëndaj me regji të Fatmir Xhelilit. Ishte krijuar një juri për përzgjedhjen e më të mirëve, e përbërë nga Maku Pone, Robert Hoxha, Liman Maloku, Marsela Murati, Fatmir Xhelili dhe Erion Korini.

"Kërkim në talente" qe një emision që kishte të bënte me disa fusha; talente në humor, këngë, aerobi e recitime.

Nga emisionet rinore ndër më të shikueshmit ka qenë emisioni "Hit Parade", i cili drejtohej nga Eriselda Xhafa. Po nga kjo prezantuese ishte dhe emisioni "Matura" me maturantë të shkollave të Fierit.

Një kohë të konsiderueshme TV Kombi kanë zënë dhe emisionet për fëmijë, pasi ky televizion qysh në fillimet e tij i kushtoi një rëndësi të madhe argëtimit dhe edukimit patriotik të brezit të ri. Të investosh për fëmijët dhe brezin e ri sot, siguron frytet për të ardhmen e vendit. Regjisori Fatmir Xhelili u lidh me këtë emision, bashkë më Marjeta Nurka, e më pas Përparim Gjika, i njohur nga fëmijët me emrin Papi. Emisioni i fëmijëve pati hov të madh dhe transmetimi ishte direkt nga studiot e TV Kombi, me një shikueshmëri të lartë. Pa frikë mund të thuhet se në atë kohë mbi 90% e fëmijëve të qytetit kanë marrë pjesë në emisionet e fëmijëve në këtë televizion.

Duke parë ecurinë e emisioneve të fëmijëve, u vendos që të zhvillohej një spektakël në Teatrin "Bylis" të Fierit, me titull "Ejani të gëzojmë së bashku!", drejtuar nga organizatorja Marjeta Nurka, nga Merjola Skëndaj dhe nga i talentuari Vilson Gjoçaj, ose Loli, i cili së bashku me kllounët e Cirkut të Tiranës, Met Selimi e Novruz Hyseni, bënin që çdo të shtunë të shpërthente nga të qeshurat salla e këtij teatri, e mbushur plot me fëmijë e prindër.

Ky emision vazhdoi në këtë format për një vit, më pas vijoi me emrin "Udhëtimi i së shtunës". Ishin fëmijët e talentuar të Fierit që nën drejtimin e regjisorit Astrit Hasani, ideatorit Fatmir Xhelili dhe kameramanëve të palodhur Neritan Trifoni, Kujtim Halili, Artan Lule, Ulis Gjata si dhe teknikëve Altin Kuko e Artur Gjino, dhanë gjithë mundin e talentin e tyre në këtë emision që vazhdoi për dy vjet rresht. Kaluan vite, por koha tregoi se të tillë emisione mbeten në kujtesën e atyre që drejtuan, e sidomos të fëmijëve që morën pjesë.

Përparim Gjika, një tjetër regjisor i emisioneve për fëmijë, punoi për emisione që mbeten në kujtesë si: "Çapaçuli", "Vizion fëminor", "Luajmë, zbavitemi", apo "Konkursi i fjalës artistike". Drejtues dhe pjesëmarrës në këto emisione ishin fëmijët; Erisi, Nari, Migena, Ida, Xhulia etj. Në morinë e këtyre talenteve ka pasur dhe instrumentistë, kërcimtarë e këngëtarë.

Sa herë vjen Viti i Ri, përveç përgatitjeve në familje për një festë sa më të bukur, një rol të rëndësishëm luan dhe televizioni. Qysh në vitin e parë të tij, Tv Kombi organizoi një spektakël me humor e këngë. Vit pas viti janë organizuar spektakle enkas për këtë natë e për këtë ekran. Një ndihmesë të madhe për programin e festave të fundvitit kanë dhënë aktorët e Estradës së Fierit, si Fuat Boçi, Fatmir Xhelili, Todi Llupi, Vasil Vaso, Hateme Ruzhdia, Sotir Stefa, Miola Sitaj, dhe Dorjana Caushi me regji të Klajdi Markut dhe shkrimtarëve, Andrea Prifti, Vangjel Kozma, Jani Duri dhe Pëllumb Kulla.

Janë filmuar shumë komedi në skenën e Teatrit Bylis si ”Kërkohet një gënjeshtar”, “Lisisstrata”, “Hajduti bërtet”, “Tartufi”, “Kurrë mos u dëshpëro”, etj, të cilat i kanë dhënë një kënaqësi të veçantë shikuesit fierak.