Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, arriti te beje bashke presidenten e kosoves Atifete Jahjaga dhe homologun e saj serb Timosllav Nikolic. Organizatoret e takimit kishte bërë çmos që publiku të mos ketë as pamje nga takimi, përveç një fotografie të cilën e dërguan me postë elektronike nga zyra e Ashton. Më vonë u mësua se para nisjes së takimit Jahjaga dhe Nikolic, kishin shtrënguar duart në hyrje të zyrës . Gjate takimit secili kishte folur në gjuhën e vete, Jahjaga në shqip dhe Nikolic në serbisht, me përkthim në anglisht, shkruan sot Koha Ditore. Takimi dukej i të njëjtit format si ai i kryeministrave Thaçi dhe Daciç, por ishte e qartë se kësaj radhe kishte më shumë simbolikë sesa përmbajtje. Madje takimi përfundoi pak më herët sesa pritej dhe zgjati më pak se një orë. Pa takimit u pa se palët mbeten shumë larg në qëndrimet e tyre parimore, kurse ky takim vetëm sa i konfirmoi ato.
Serbia ka emëruar të dërguarin e saj të parë në Kosovë, shefin e deritashëm të ekipit negociator për bisedime teknike, Dejan Paviçevic. Zyrtarët serbë thanë se Paviçevic është emëruar zyrtar ndërlidhës i Beogradit në Prishtinë. Paviçevic tha se puna e tij ka të bëjë me monitorimin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura mes të Serbisë dhe Kosovës. Ai hodhi poshtë përshkrimin e postit të tij si “diplomatik”, duke thënë se puna e tij është që të punojnë për interesat kombëtare serbe. Paviçevic ka thënë se e pret një “punë e vështirë”. Emërimi i zyrtarëve ndërlidhës të vendeve përkatëse në Prishtinë e Beograd është rezultat i marrëvshjes së arritur në takimin e kryeministrave Thaçi e Daçic në Bruksel. Kosova ka emëruar ambasadorin Lulzim Peci në këtë post.
Policia e Kosovës tha se tri shpërthime kanë ndodhur në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, por pa pasoja në njerëz. Sipas policisë, lend shpërthyese eshte hedhur në një lagje me popullsi të përzierë në veriun e Mitrovicës. Dy makina janë dëmtuar nga shpërthimet, ndërsa dëme janë shkaktuar edhe në një apartament . Zona ku ka ndodhur shpërthimi është afër urës kryesore mbi lumin Ibër, që shënon edhe vijën ndarëse të Mitrovicës, në veriun me shumice serbe dhe jugun me shumicë shqiptare. Policia tha se po kryen hetimet dhe ende nuk dihet asgjë për motivet apo autorët e mundshëm të këtij incidenti. Policia tha se po heton edhe një shpërthim tjetër në komunën e Leposaviqit, një nga komunat me shumicë serbe në veri. Shpërthimi ka lënë pas vetes dëme materiale, por pa pasoja në njerëz. Më herët të dielën, autoritetet e policisë thanë se është gjetur një mjet shpërthyes në shtëpinë e një pjesëtari të komunitetit serb në komunën e Zveçanit në veri.
Përplasjet brenda partnerëve të koalicionit qeverisës ne Kosove, dhe pamundësia për te përfshirë partinë e Ramush Haradinajt në bashkëqeverisje, ka krijuar infrastrukturën e duhur që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Burime brenda Qeverisë i kanë konfirmuar gazetës “Zëri” në kushte anonimiteti, se tashmë pas zbehjes së fuqisë politike të partnerëve të koalicionit në Kuvendin e Kosovës, vetë kryeministri Hashim Thaçi ka rene dakord që të përmbyllet sa më shpejt procesi i reformës zgjedhore dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme në verën ose vjeshten e ketij viti. Mandati I zgjedhjeve aktuale perfundon në fund të vitit 2014. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës njoftoi sot se nuk do të ketë koalicion ndërmjet PDK-së dhe AAK-së. Në njoftimin e AAK-së bëhet e ditur se delegacionet e AAK-së dhe të PDK-së, të udhehequra nga kryetari Ramush Haradinaj dhe kryeministri Hashim Thaçi janë takuar sot për të shqyrtuar mundësinë e bashkëpunimit në Qeverinë e Republikës së Kosovës, por nuk është arritur ndonje marrëveshje. Megjithatë, AAK përsëriti se do të ofrojë kontributin e saj per çështje me interes shtetëror sic jane dialogu Kosovë - Serbi, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, Reformen e sistemit zgjedhor dhe Integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.
Forcat paqeruajtëse të KFOR- it, kanë larguar sot heret ne mëngjes një barrikadë betoni në rrugën kryesore Mitrovicë - Leposaviq, konkretisht në fshatin Rudare. Aksioni, sipas zëdhënësit të KFOR-it, Uve Novicki, ka filluar pas mesnatës dhe ka përfunduar rreth orës pesë të mëngjesit. Novicki tha se gjatë aksionit, nuk ka pas reagime nga ana e banorëve vendas. Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës Besim Hoti. “ Pas mesnates rreth orës katër të mëngjesit ka nisur edhe alarmi për mbledhjen e qytetarëve që praktikisht nuk ka treguar ndonjë reagim nga qytetarët. Ne, shpresojmë që gjendja do të vazhdojë të jetë e qetë. Është me rendësi të theksohet që tashmë pjesa e rrugës Mitrovicë – Leposaviq, është e lirë për qarkullim”, tha Hoti. Përfaqësues të serbëve të veriut e kanë quajtur këtë heqje barrikade si "demonstrim të forcës".
Page 1 of 3