Zyrtarë në Indi kanë bërë të ditur se 36 pelegrine kane humbur jeten ne Allahabad, kur po prisnin nje tren qe do ti conte per zhtyje ne ujrat e shenjta te lumit Ganxhi. Rrëmuja nisi ne mes te urës së këmbësorëve që lidh dy platformat e stacionit hekurudhor. Si pasoje e mbipeshes, ura u shemb duke shkaktuar panik tek udhetaret. Incidenti ndodh në kohën kur 30 milion besimtar pritet të vizitonin ujërat në Sangam, vendi ku bëhet bashkimi i tre lumenjve, Ganxhi, Xhamunas dhe Sarasuat. E diela ishte një nga 6 ditët e zhytjeve të shenjta të festivalit hindu Mela Kumba, ngjarje kjo e cila zgjatë 55 ditë dhe qe është një nga mbledhjet më të mëdha fetare në botë. Gjate diteve te festimeve, vendi I shenjte me siperfaqe 20 km katrore, vizitohet nga 100 milion besimtar qe zhyten ne uje me shprese se do tu pastroj mekatet dhe do tu sjell shpetimin.
Gjarperi ka nje fame te keqe ne perendim, por ne Kine njerezit e shohin zvarranikun si gjallese qe sjell fate. Ai shihet ne cdo cep nga veshje sportive , cokollata dhe supa te vecanta te gjatuara me mish gjarperi. Kete vite kinezet ia kane kushtuar gjarperit dhe per kete arsye ne cdo rruge shihen zbukurime me kete kafshe te frikshme. Kalendari henor perseritet cdo 12 vjet dhe ne vitet e fundit te gjarperit kane ndododhur gjera qe kane ndryshuar boten, ne 2001 ndodhen sulmet ndaj kullave binjake ndersa ne 1989 forcat kineze shtypen me tanke nje proteste ne sheshin Tienamen duke dhene shkendijen e pare per protesta anti komuniste. Por te tjere thone se gjarperi eshte symbol I fatit te mire dhe do te sjell bollek.
Mohamed Afzal Guru, filmuar ne 2006 , u denua me vdekje 10 vjet me pare pasi ndihmoi ne organizimin e sulmit ne Nju Delhi. Ne dhjetor 2001, pese militant sulmuan kompleksin parlamentar. Ata u vrane para se te hynin ne sallen kryesore. 10 njerez te tjere humben jeten. Ministry I brendshem Indian konfirmoi ekzekutimin te shtunen dhe tha se nje kerkese per falje nuk u pranua. Siguria ishte e larte ne shume pjese te Kashmirit nga frika se ekzekutimi mund te shkaktoj demonstrate. India fajesoi militantet e perkrahur nga Pakistani per sulmin e vitit 2001. Ata luftojne per drejtim te rajonit te kashmirit I cili eshte I ndare mes dy vendeve. Pakistani nga ana e tij I ka hedhur poshte keto pretendime.
Një cunami i vogël i ka goditur sot herët në mëngjes Ishujt Solomon, pas një tërmeti të fuqishëm nënujor, në Paqësorin Jugor. Qendra për Alarm Cunami në Paqësor, me seli në Shtetet e Bashkuara, ka njoftuar se cunami me dallge deri në 90 centimetra ka goditur Solomonet pas termetit me fuqi 8 balle. Zyrtarët thanë se nga dallga janë dëmtuar shtëpi dhe pasuri te tjera, por nuk ka pasur raporte për viktima në njerëz. Alarmi për cunami më vonë është tërhequr për ishujt e tjere të Paqësorit Jugor dhe për Australine dhe Zelandën e Re. Autoritetet perkatese deklaruan ne fillim se cunami do te godiste edhe brigjet e Australisë, Zelandës së Re dhe Indonezisë, por më pas deklaruan se nuk ka rrezik cunami per keto zona. . Ishujt Salomon gjenden ne ‘Unazën e Zjarrtë të Paqësorit’, zona me aktivitetin sizmik më të lartë në gjithë boten. Ishujt Salomun u goditen edhe në vitin 2007 nga një tërmet 8.1 ballë, i cili gjeneroi cunam duke shkaktuar 52 të vdekur.
Të paktën 26 njerëz janë vrarë në pjesën qendrore të Kinës, pasi një kamion që transportonte fishekzjarrë shpretheu brenda një ure. Mediat shtetërore thonë se shpërthimi ka shkatërruar një pjesë të urës 80-metra te gjate , jashtë qytetit San-men-ksia, duke bërë që dhjetëra makina të bien nga nje lartesi disa metra. Ekipet e emergjencës kanë mbyllur autostradën në vendin e aksidentit. Ura ndodhet në autostradën G30, e cila është rruga më e gjatë në Kinë. Ajo pershkon nje distance te gjate nga kufiri kinez me kazakistanin deri ne bregdetin e detit te verdhe. Keto dite rruga ka pasur shume trafik per shkak te vitit te ri henor kinez I cili festohet ne 10 shkurt. Rreth 70 mij njerez vdesin ne vite ne Kine nga aksidentet rrugore nderkohe qe shume ura jane demtuar vitet e fundit per shkak te materialeve te dobta per ndertim dhe mirembajtjes se dobet.
Page 1 of 6