Ky autobus eshte djegur nga grupe banditesh rruge ne shtetin jugor te Santa Katerina. Gjate 8 diteve te fundit ka patur 60 sulme te tilla kriminale ne kete shtet , perfshire dhe sulme ndaj stacioneve te policise. Numri I te vdekurve nga keto sulme eshte I ulet. Sulmet jane urdheruar nga Brenda burgut te shtetit si kunderpergjigje per skena dhunimi si keto. Nje kanal televiziv local ka siguruar disa pamje ku te burgosurit rreshtohen te gjunjezuar dhe gjuhen me gaz lotsjelles pa patur asnje arsye. Drejtoria shteterore e sigurise ka hequr nga puna 8 police te perfshire ne kete skandal dhe kane nisur hetimet. Jashte mureve te burgut, 30 persona jane arrestuar te lidhur me sulmet. Urdhrat e dhena nga Brenda burgjeve tregon sesa te fuqishme jane bandat. Vitin e shkuar 80 police u vrane ne qytetin e Sao Paolos- me I madhi ne Ameriken Latine, nga sulme te urdheruara nga te burgosurit si hakmarrje per vrasjen e shokeve te tyre. Bashkesia nderkombetare I ka kthyer syte nga Brazili pasi ne vitet ne vazhdim do te zhvillohen, Kampionati Boteror I Futbollit dhe Lojrat Olimpike Verore.
Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerri , është zotuar se Shtetet e Bashkuara nuk do të tërhiqen nga skena botërore për shkak të kufizimeve buxhetore apo kompleksitetit të sfidave globale. Kerri ka thënë se do të punojë për paqe, por nuk do të struket kur behet fjale per mbrojtjen e Amerikës, vlerave dhe idealeve të saj, nëse ato kërcënohen nga ekstremizmi, terrorizmi apo e keqja. Ai i bëri këto komente gjatë betimit ceremonial për postin e sekretarit të shtetit. Ceremonia ishte krejtësisht simbolike, pasi Kerri e mori detyrën javën e shkuar nga Hillari Klinton. Nderkohe, zyrtari i emeruar per drejtimin e CIA-s përballet sot me pyetje të vështira në seancën e konfirmimit në Senat. Senatorët kanë thënë se do të kërkojnë sqarime nga Xhon Brenan, në lidhje me informacionet se Shtëpia e Bardhë ka dhene një justifikim ligjor për urdhërimin e vrasjes së shtetasve amerikanë, të cilët besohet se janë “liderë kryesor operacionalë të Al Kaidës”. Brenan, i cili ka udhëhequr Qendrën Kombëtare të Anti-terrorizmit në administratën e presidentit Xhorxh Bush, ka qenë arkitekt kryesor i programit të avionëve pa pilot të SHBA.
Shtëpia e Bardhë e ka mbrojtur përdorimin e aeroplanëve pa ekuipazh në sulmet për vrasjen e të dyshuarve për terrorizëm të al-Kaidës, edhe nëse ata janë shtetas amerikanë, që nuk janë të dënuar nga gjykata. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë deklaroi: “Ne i kryejmë sulmet e tilla pasi ato janë të domosdoshme për zvogëlimin e kërcënimeve aktuale në vazhdim, për te ndalur komplotet, për t’i parandaluar sulmet e ardhshme dhe për te shpëtuar jetë amerikanësh. Këto sulme janë legale, etike dhe të mençura”, tha Xhej Karni. Kjo deklaratë u bë pas zbulimit të një memorandumi të Departamentit të drejtësisë, që thotë se zyrtarë të lartë kanë urdhëruar vrasjen e personave te dyshuar si terroristë përfshirë edhe shtetasit amerikanë, madje edhe nëse nuk ekziston dëshmi e qartë se sulmi specifik kundër interesave të Shteteve të Bashkuara do të bëhet në të ardhmen e menjëhershme. Sipas dokumentit, shtetas amerikan mund të jene në shënjestër të sulmeve, nëse “aktualisht” eshte I perfshire në “aktivitete” që paraqesin kërcënim të mundshëm. Kritikët e kanë akuzuar administratën Obama për kepërdorim të pozitës se saj. Sulmet me avione pa pilote, apo drone jane kryer me se shumti ne Jemen dhe Pakistan.
Qeveria amerikane ka akuzuar kompaninë e vleresimit kreditor, Standard end Purz për mashtrim dhe e ka paditur këtë kompani per 5 miliardë dollarë gjobe. Zyrtarë të Departamentit të drejtësisë së Shteteve të Bashkuara kanë akuzuar Standard end Purz se ka refuzuar ti tërheq vërejtjen investitorëve se tregu i shtëpive po shkatërrohej në vitin 2006, pasi kjo do të ishte gjë e keqe për biznes. Në këtë padi nuk është përmendur asnjë person individualisht, si përgjegjës për dyshimet për mashtrim. Prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Erik Holder, tha mbrëmë vonë se sjellja e kompanisë Standard end Purz ishte “tejet e gabuar” dhe ishte në “zemër” të krizës financiare. Kompania Standard end Purz tha se padia është e pavlefshme dhe ka vlerësuar se akuzat janë “të pavërteta”.
ceshtja e pengmarrjes se nje femije ne Alabama te SHBA ka perfunduar. Agjent te FBI-s arriten te nxjerin djalin 5 vjecar qe u mbajt peng ne bunker per rreth nje jave. Pas 24 ore negociatash pengmarresi nuk beri leshime dhe u vu re se ai mbante nje arme. Pas nderhyrjes u pa se femija nuk kishte keqtrajtime fizike. Pengmarresi Xhimi Li Dajks 65 vjec ka vdekur gjate nderhyrjes . Policia nuk ka thënë se si vdiq rrëmbyesi apo kush ishte shkaku I rrëmbimit. Dajk ishte nje veteran I luftes se vjetnamit ndersa femija eshte identifikuar me emrin Ethan. Ai po trajtohet ne nje spital local. Zyrtaret me pare kishin falenderuar Dajks pasi kishte lejuar qe ti jepeshin ilace dhe lodra femijes. Pengmarrja ndodh ne nje kohe kur shqetesimi per perdorimin e armeve ka marr permasa kombetare ne shba,
Page 1 of 6