Europa

Racinger jep doreheqjen si Pape

Në një njoftim të papritur, Vatikani ka bërë të ditur se Papa Bendecti XVI do të japë dorëheqje më 28 shkurt. Kjo është hera e parë që një papë jep dorëheqje në gati 600 vjet. Deklarata e Vatikanit citon papën 85-vjeçar të ketë thënë se nuk ka më fuqi. Duke folur para Këshillit të Kishës, Benedicti XVI ka thënë se duhet të pranojë “pazotësinë” e tij. Në vitin 2005, ish-kardianli i Gjermanisë, Josepf Ratzinger, u bërë njëri nga papët më të moshuar  në histori,  me moshe 78 vjeç.Ai u zgjodh për të udhëhequr Kishën Katolike pas vdekjes së Papa Gjon Palit II I cili vdiq ne vitin 2005. Vatikani duhet të zgjedhë papën e ri deri në fund të marsit.

 

France Angli mishi i kalit shitet per mish vici

Ministria franceze e Ceshtjeve te Konsumatorit,  ka  mbajtur sot bisedime me prodhues mishi , pasi supermarketet ne kete vend terhoqen ushqime te ngrira me perberje mish vici prodhuar nga dy kompani te ndryshme. Testimet treguan se disa prej produkteve te tyre permbanin mish kali, por ne perberje shkruanin se kishin vetem mish vici. 6 rrjete supermarketesh ne France terhoqen disa produkte Findus nga raftet e tyre. Analizat treguan se  lazanja të ngrirë, kishin 60 - 100 % mish kali Ministri Benua Omon thote se hetimet kane nisur ndaj nje rrjeti furnizues  qe fillon   nga Rumania.  Nderkohe hetimet kane nisur tashme ne  vendin ballkanik.  Mish kali eshte gjetur ne produkte te njejta edhe ne Britani. Kryetarja e komitetit te ushqimit dhe ceshtjeve rurale ne parlamentin britanik    kerkoi ndalimin e perkoheshem te te gjithe importeve te mishit nga B E-ja. Por, zerat kunder thone se nje levizje e tille nuk do ta zgjidhte problemin.  Sekretari I Ambientit ne Britani , Ouen Paterson tha se qeveria britanike eshte e vendosur ti  shkoj deri ne fund ketij skandali.

 
 

Baristi i parlamentit ne Britani paguhet me shume se nje police

Nese je ushtar apo police britanike rroga eshte e larte.  Keshtu mendojne te gjithe, por nuk eshte ashtu.  Nje barist ne parlamentin e vendit I cili sherben kafe ne dhomat e tij paguhet me shume se nje polic apo ushtare.   Rroga e tyre e majme u zbulua pas nje lajmerimi te bere ne shtyp ku kerkohej nje barist I ri. Ai do te marre rreth 30 mij dollar ne vite, ose 20.173 paund ne vite, me larte se policet qe marrin 19 000 paund ne vite dhe ushtaret qe marrin pak me shume se 17 mij paund ne vite.  Parate e paguara jane per 39 ore pune ne jave, ndryshe nga ushtaraket qe duhet te qendrojne edhe me orare te zgjatura. Rroga eshte 50% me shume sesa mesatarja e rroges se nje barista ne Londer te cilet paguhen minimalisht me 6 paund ne ore. Nje nga federatat e policise ka ironizuar me kete lajm duke ofruar disa police  per kete pozicion.    Kjo eshte qesharake thone disa qytetare duke u kerkuar deputeteve te ndihen te turperuar.

 
 

Nis punimet tuneli ne Malin e Bardhe edhe ne anen Italiane

Projekte te medha infrastrukturore jane ne axhenden e mbledhjeve te BE-se.  nje nga projektet me ambicioz eshte tuneli poshte Alpeve.  Ai do te lidhi  Lionin me Torinon duke u bere tuneli me I madh hekurudhor ne bote.  Punimet kane nisur ne anen italiane  te tunelit. Per ne italianet eshte veshtire te fillojne nje pune, por kur e nisin eshte e sigurt qe do te mbaroj, thote nje inxhinier ne kantierin e ndertimit.  Tuneli do te jete 57 kmi gjate dhe kushton rreth 8.5 miliard euro.  Ai do te krijoj  3500 vende pune,ose thene ndryshe  3 milion euro per vend pune.  40%  e parave per kete project do te jepen nga taksapaguesit europian.  Ne france jane bere 10 km e para te tunelit.  Sipas te dhenave,   vetem 10 %  e transportit trans-alpin behet me tren dhe ky tunel pritet te rrisi perdorimin e trenave per transport. Pas perfundimit nje udhetim me tren nga Londra ne  Milano do te zgjasi vetem  6 ore.

 
 

Policia greke akuzohet per dhunim te te burgosurve

Policia greke është përfshirë në një skandal dhune mbi 3 të rinj të akuzuar për një grabitje në qytetin e Kozanit. Të rinjtë janë rrahur barbarisht nga forcat e policisë, dhe fotot origjinale pas keqtrajtimit të tyre kanë dalë vetëm orët e fundit, pasi fillimisht policia greke publikoi fotot zyrtare të përpunuara me photoshop. Kjo u bë në mënyrë që të rinjve t’iu lehtësoheshin shenjat e plagëve dhe të dhunës që kishin në fytyrë.  Por pas zbulimit të faktit se fotot ishin përpunuar në photoshop, në Greqi nisi një hetim mbi ngjarjen, ndërsa grupet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, por edhe partitë politike reaguan për dhunën e ushtruar mbi të dyshuarit për një vepër penale.  Media greke ka publikuar fotot origjinale, ku të rinjtë janë të larë në gjak dhe me shenja të dukshme në fytyrë. Policia deklaron se të arrestuarit janë lënduar gjatë aksionit për kapjen e tyre, pasi rezistuan dhe nuk iu dorëzuan forcave të rendit.

 
 

Page 1 of 10

Kombi Social

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com