Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka mbështetur një plan i cili parashikon furnizimin e luftetareve opozitar ne Siri me armatike. Frika se armet mund te bien ne duart e grupeve te lidhura me Al-Kaiden, kishte bere qe SHBA te hezitonte. Presidenti Obama ka përsëritur shpesh se dëshiron një zgjidhje politike dhe jo ushtarake, të krizës në Siri. Nderkohe Organizata e Bashkëpunimit Islamik ka bërë thirrje për “dialog serioz” mes Qeverisë së Sirisë dhe opozitarëve, në mënyrë që të ndalet lufta në vend. Kjo organizatë me 57 anëtar, mbështetë nismen e Egjiptit, Turqisë, Iranit dhe Arabisë Saudite që të ndermjetesohet ne bisedimet mes regjimit te presidentit Bashar al-Asad dhe opozitarëve. Me këtë hap organizata po perpiqet t’i japin fund luftës dy-vjeçare ku kanë humbur jetën të paktën 60 mijë njerëz. Por me sa duket luftimet nuk I shqetesojne trupat e Asadit te cilat edhe pse ne frontin e luftes kane kohe te kercejne nen ritmet e kengeve e Asher. Nje filmim I paidentifikuar tregon trupa siriane qe kercejne me muzike te yllit te Arenbi Asher. Te dy palet ne konflikt perdorin kenget e tij ne ofensiven qe vijon ne mediat sociale.
Udhëheqësit e vendeve islamike kanë bërë thirrje qe ti jepet fund negociatave per konfliktin në Siri. Kriza siriane eshte ne krye te axhendes dyditor të Organizatës për Bashkëpunim Islamik e cila hapi punimet të mërkurën në Kajro. Duke iu drejtuar te pranishmeve, presidenti i Egjiptit, Muhammed Mursi, i bëri thirrje regjimit në Damask të marr mesim nga historia dhe të mos vërë interesat e veta mbi ato të kombit. Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, ka thënë se nuk mund të ketë zgjidhje ushtarake, ndërkohë që princi saudit, Salman, ka shfaqur shqetësimin se regjimi “po kryen krime të shëmtuara kundër popullit të tij”. Delegatet e 57 vendeve antare perpiluan nje komunikate ku kerkohet krijimi I nje qeverie tranzicioni. Siria nuk është e pranishme në samit pasi u përjashtua ne muajin gusht te vitit te shkuar nga Organizata për Bashkëpunim Islamik. Protestat e para antiqeveritare ne Siri shpërthyen në mars të vitit 2011 dhe prej atehere konflikti I ka marr jeten me shume se 60 mij njerezve. Nje tjeter ceshtje kyce e punimeve te samitit ishte edhe ceshtja Palestineze. Vendet antare rane dakord per krijimin e nje rrjeti te sigurt financiar per ti ardhur ne ndihme territoreve te pushtuara qe se fundmi moren nje status me te larte ne OKB. Krijimi I ketij rrjeti do ti mundesoj palestinezet me nje shume prej 100 milion dollar ne muaj.
Udhëheqësi i opozitës së Sirisë i ka bërë thirrje regjimit të presidentit Bashar al-Asad, që t'i përgjigjet ofertës së tij për dialogun për paqe. Ahmed Moaz al-Katib, kreu i Koalicionit Kombëtar të Sirisë, tha se duhet ti jepet fund gjakderdhjes në Siri dhe te ndihmohet “regjimit të largohet në mënyrë paqësore”. Ai i tha kanalit arab , Al-Zhazira se “topi tani është në anen e regjimit. Ata të thonë po ose jo.” Khatib , beri oferten e pare per bisedime javen e shkuar. Ai tha se ishte i gatshëm që të bisedojë me regjimin me kusht që ata të lirojnë rreth 160 mijë të burgosur. Muajin e kaluar Assad tha se është i gatshëm që të takojë grupet opozitare, por përjashtoi grupet si Koalicionit Kombëtar i Khatibit, për shkak të mbështetjes që iu kanë dhënë kryengritësve të armatosur, të cilët kërkojnë te përmbysin regjimin e Damaskut.
Presidenti Mahmud Ahmadinexhad ka mberritur në Egjipt, në vizitën e parë nga një kryetar shteti iranian që prej vitit 1979. Presidentin islamik i Egjiptit, Muhammed Mursi përqafoi Ahmadinexhadin, pas mberritjes së tij në Aeroportin e Kajros.
Ahmadinexhad kryeson delegacionin iranian në një samit të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, i cili nis punimet të mërkurën në kryeqytetin egjiptian. Presidenti i shumicës shiite në Iran, pritet te takohet me klerikun e lartë sunit të Egjiptit, Sheik Ahmed al-Tajib, në universitetin Al-Azhar. Marrëdhëniet midis Egjiptit dhe Iranit u ndërprenë në vitin 1980, pasi Egjipti nënshkroi nje marrëveshje paqeje me Izraelin dhe I dha azil politik dhe nje funeral shteteror liderit te debuar te iranit, shah Reza Palavi. Ne 1981 irani I vuri nje rruge ne teheran emrin e vrasesit te presidentit egjiptian Anvar Sadat megjithese u riemerua 20 vjet me pas. Që nga revolucioni i vitit 2011, i cili rrëzoi sundimtarin, Hosni Mubarak, dhe ka sjellë në pushtet Vëllazërinë Myslimane, Irani ka ndërmarrë hapa për të përmirësuar marrëdhëniet e tij me këtë shtet. Megjithate dy vendet mbeten te ndara ne lidhje me konfliktin ne Iran. Mursi ka vizituar Iranin vitin e shkuar gjate një samiti të Lëvizjes së të Painkuadruarve.
Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka akuzuar Izraelin se po përpiqet të destabilizojë Sirinë me anë të sulmeve në territorin sirian. Këto janë komentet e para të Assadit që nga sulmi i së mërkurës i forcave izraelite. Qeveria siriane ka thënë se sulmi kishte në shënjestër një bazë ushtarake pranë Damaskut, ndërsa autoritetet amerikane kanë thënë se sulmi goditi një autokolone me armë për grupin militant Hezbollah , në kufirin Siri-Liban.
Izraeli nuk e ka komentuar publikisht sulmin, por ministri i Mbrojtjes, Ehud Barak, ka lënë të kuptohet roli I vendit të tij në kete sulm. “Nuk mund të shtoj asgjë në atë që keni lexuar në gazeta”, ka thënë Barak. Ai shtoi se Irani do te paguaj cmimin e duhur per mbeshtetjen qe po I jep Sirise. Nga anën tjetër, Assad është zotuar se Siria është e gatshme të konfrontohet me “çdo agresion”. Deklarata e tij u be gjate nje takimi me zyrtaret me te larte sirian te sigurise. Ne terren qyteti armik I aturiteteve siriane –Homsi,eshte goditur nga shperthimi I nje bombe. Ai ishte nje nga tre qytetet e bombarduara nga avionet sirian. Bombardime jane kryer ne Damask dhe Alepo. Ndersa ne Gjermani zvendespresidenti amerikan eshte takuar me kreun e koalicionit opozitar sirian Muaz Alkatib.
Page 1 of 5