Futboll

Lionel Messi fiton Topin e Artë 2012

Zyrih - Historia e futbollit rinovohet në vetëm një mbrëmje në Zyrih, pak ditë nga fillimi i vitit 2013. Është historia e Lionel Messit, fenomenit të lindur në Rosario në Argjentinë dhe rritur nën përkujdesjen e shkollës së moshave dhe nga mjekët e Barcelonës deri në momentin e formimit si një yll absolut, nga sot në fronin e pamundur për këdo. Messi, Topi i Artë 2012, për të katërtin vit radhazi; as Cruijff, as Platini as Van Basten nuk kishin arritur në këtë nivel.

Në moshën 25-vjeçare, Messi shkruan një tjetër faqe të jashtëzakonshme të karrierës së tij spektakolare. "Është një çmenduri. 4 herë radhazi është një çmenduri",-ishte komenti i parë i Messit në kurorëzim. Një çmenduri vërtetë, të mendosh që pas 10 katalanase edhe një herë është Cristiano Ronaldo, me Iniestën që kompleton podiumin. Një rivalitet mes dy lojtarëve, që për shumë janë dy më të mirët e planetit, një garë që duket se është vendosur vetëm nga numri i golave të shënuar në një vit kalendarik nga argjentinasi, që theu edhe rekordin e Gerd Muller. Ronaldo duhet të dorëzohet këtu, sepse mes titujve dhe arritjeve të barabarta spikasin 91 gola në 2012, aq sa portugezi dhe Real Madrid nuk mund ta kapin.

Për pjesën tjetër të çmimeve është një triumf i vërtetë për Spanjën; 11 më të mirët e vitit shpërndahen në tre skuadra dhe dy qytete, luajnë të gjithë për Barcelonën e Real Madrid me Falcaon e Atletikos që udhëheq sulmin. Edhe trajneri më i mirë është iberik - Vincente Del Bosque trajneri i Spanjës kampione Europe, Mourinho i dyti, ashtu si CR7, ndërsa goli më i bukur dhe çmimi "Puskas" shkojnë për sllovakun Stoch të Fenerbahce.

 

Apolonia - Teuta 1-2

Stadiumi  Loni Papuciu është kthyer në tersi I pojanit, për djemtë e apolonisë. Edhe  ndeshja e r radhës  nuk ka dhuruar emocionet e fitores për  ekipin fierak, I cili u mund me rezultatin  1 me 2 nga ekipi mik I teutës.
Duhet thënë se loja e apolonisë  kishte rritje në ditën e sotme,  jo vetëm në dëshirën për  fitore, por  sidomos në  lojën e intepretuar në fushë. Skema e vendosjes nga trajneri dhe  kërkesat e lojtarëve për të   dhuruar të pakëtn  në ditën e sotme  tre pikëshin për vehte dhe për sportadashësit e zjarrtë ka dështuar në mkinutat e fundit të pjesës së dytë.

Read more...

 
 

Nuri Seferi kampion europe ne boks

Shqiptari Nuri Seferi ka arritur ta poshtrojë serbin Nenad Stankoviç dhe është kampion i Evropës në WBO. Boksieri nga Gostivari ashtu siç kishte premtuar arriti ta mposhë serbin, por në mënyrë spektakolare, duke arritur ta nakautoj Stankoviçin për vetëm 1 minut e 25 sekonda. Me këtë fitore Seferi arriti të shpallet kampion i Evropës në WBO, raporton fukusonline.net. Ndryshe para ndeshjes, Seferi pati premtuar se fitoren do të ia dedikoj 100 vjetorit të pavarsisë.

 

http://www.youtube.com/watch?v=HJ8sf6DzGsA&feature=plcp

 

 

 
 

Kombi Social

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com