Arti

Mis Universi Bora zhvillohet ne Rusi

Ne Novosibirisk te Rusise eshte zhvilluar Mis Universi I Bores.  Ne gare perfshihej edhe pozimi me rroba banje ne temperature nen zero.  20 vajza ishin ne gare  dhe ne fund fituese u shpall Vladisllava Verner nga qyteti rus I Tomskut.  Ajo u largua me nje kontrate per modele, dhe mundesine per te perfaqsuar Rusine ne Mis Bota e Turizmit.

 

Njofton vetëvrasjen në Twitter

E njoftoi vetevrasjen e tij te rrjetin social Twitter, e pas kesaj ka qelluar veten me arme zjarri. Vdekja e raper-it 22 vjecar Freedy E. ka shokuar komunitetin e hip hop-it, shkruajne mediat amerikane.

Pas disa fjalish te shkurtra, i riu pershendet prinderit e tij me e pas thote vetem "me vjen keq". Me kete mbyllet mesazhi i tij perpara vetevrasjes.

Freddy E. ishte i njohur sidomos per programin e tij ne youtube te titulluar "Jerk TV". Lajmi vjen vetem dy jave pasi nje tjeter kengetar i ri i muzikes rap, Capital STEEZ, u vetevra ndersa me pare kishte lene edhe ai disa mesazhe lamtumire po ne Twitter.

 
 

Kënga e re e Bon Jovi

Titullohet “Because We Can” kënga e re e Bon Jovi, në radio prej ditës së djeshme dhe online nga dita e sotme.

“Because We Can” është kënga e parë e marrë nga albumi “What About Now”, që do të dalë më 25 mars dhe që do të ketë edhe “Not Running Any More”.

Bëhet fjalë për një singëll nga filmi i ri i Lionsgate, “Stand Up Guys”, e emëruar si Kënga më e Mirë Origjinale në evenimentin Golden Globe të 13 janarit.

 
 

David Bowie me album të ri

Në ditën e 66-vjetorit të lindjes, David Bowie njofton përmes faqes së tij zyrtare daljen e albumit të 24-t në karierën e tij 40-vjeçare.

Bëhet fjalë për një album në studio, i pari me këngët e pa publikuara në albumin “Reality” të vitit 2003.

Disku, nga i cili deri tani është prezantuar vetëm kopertina dhe lista e këngëve, do të mbajë titullin “The Next Day” dhe do të përmbajë 17 këngë.

Albumi do të dalë më 11 mars, por promovimi i tij ka nisur tashmë me këngën “Where Are We Now”, një baladë melankolike që shoqërohet me një video të transmetuar në faqen zyrtare të artistit.

 
 

Kombi Social

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com