Akademia britanike e cmimeve kinematografike BAFTA ka shpallur kandidatet per cmimet qe pritet te shperndahen ne 10 shkurt. Filmi me me shume nominime eshte Linkoln me 10 ose nje me shume sesa filmi Te mjeret dhe Jeta e Pi. Cmimet Bafta nisen te ndahen ne 1947. kjo akademi ka 6500 antare nga dege te ndryshme te industrise filmike, si televizioni, kinemaja, videolojrat etjere. Ne shkurt jepen edhe cmimet akademike njohur me emrin Oskar. Ato do te ndahen ne teatrin Kodak. Cmimet ndahen ne Holliud qe prej vitit 1929 dhe fituesit dalin nga votimi I 6 mij antareve te akademise. Fituesi mund te ndryshoj karrieren e nje aktori thuajse brenda nje nate.
Los Angeles - Viti i ri nis me pamjet e filmit që ka marr Oscar për filmin më të mirë, "Të mjerët". Një film spektakolar i Tom Hooper. Më pas gjatë vitit pritet të përfundojë dhe filmi i Quentin Tarantino, Django Unchained, me aktorin Jamie Foxx.
Në javët e ardhshme në kinema do të nisë të shfaqet dhe Lincoln, me regji të Steven Spielberg, i cili ka tërhequr mjaft vëmendje në Shtetet e Bashkuara. Në rolin kryesor është Daniel Day Lewis. Një tjetër film që pritet të ketë mjaft shikueshmëri është edhe ai për vrasjen e Bin Ladenit, Zero Dark Thirty. "Wreck-it Ralph", filmi i radhës i Pixar, pritet të dalë gjithashtu në ditët e ardhshme dhe është mjaft për të qeshur. Filma të tjerë që pritet të përfundojnë këtë vit xhirimet janë Retaliation, The Hangover part III, Transformers 4 dhe The Smurfs 2.