Njerez

Shami dore qe bllokon valet e celularit

Nje shami dore per celular arrin te bllokoj te gjitha sinjalet e telefonit brenda saj.  Shamia eshte dizenjuar nga Zvaifel me baze ne Bruklin te Nju Jorkut.  Shamia  e dores ka disa fije argjenti  per te siguruar qe te gjitha frekuencat te bllokohen.  Mbulimi I celularit me kete shami kursen fikjen dhe ndezjen e tij ne raste te vecanta.

 

Hollanda nis ndertimin e qyteteve lundruese

Nderkohe qe bota po perballet me rritjen e nivelit te detit, njerezit I kane hedhur syte nga ndertimi I qyteteve detare.  Kjo ide eshte testuar ne hollande ku shumica e vendit shtrihet poshte nivelit te detit. Arkitektet po krijojne prototipe  shtepish lundruese qe mund ti bejne balle permbytjeve te ardhshme nga deti.    Keto pavilione jane ndertuar me  polisterine, nje material qe eshte rreth 100 here me I lehte se xhami dhe kane nje veti qe arrijne te thithin energjine e diellit per ta kthyer ate per konsum.   Ne 2025 thuajse gjysma e popullsise do te jetoj ne deltat e lumenjeve  qe I bene ata me te ekspozuar ndaj permbytjeve prandaj keto qyte mund te jene pergjigja e duhur per to.

 
 

Jane ndare sot ne Stokolm çmimet Nobel për fiziologji dhe mjekësi

Jane ndare sot ne Stokolm  çmimet Nobel për fiziologji dhe mjekësi. Biologu Shinja Jamanako nga japonia dhe Xhon Gardon nga Anglia ndane  cmimin e pare.  Cifti I biologeve merr kete cmim per zbulimin se qelizat e pjekura mund te riprogramohen per tu bere pluripotente.  Zbulimet e tyre kane revolucionarizuar kuptimin shkencor sesi qelizat dhe organizmat zhvillohen dhe kane hapur rrugen per diagnostikimin dhe trajtimin e semundjeve te ndryshme. Çmimi Nobel per  Fizikë do të shpallet të martën  ne date 9 tetor , ai për kimi të mërkurën ne 10 tetor , dhe për ekonomi të hënën e ardhshme ne 15 tetor.Çmimi Nobel për Paqe pritet të shpallet të premten me 12 tetor.Sipas traditës, Akademia Suedeze do të vendosë më vonë për datën për shpalljen e Çmimit Nobel për Letërsi.Çmimet prestigjioze, të krijuara nga industrialisti suedez Alfred Nobel, u dhanë  ne fillim  në vitin 1901. Këtë vit, Fondacioni Nobel uli  me  20 për qind çmimin prej 1.2 milionë dollarësh, duke iu referuar trazirave në tregjet financiare.Të gjitha çmimet do të jepen më 10 dhjetor, diten e  përvjetorit te vdekjes së Nobelit.

 
 

Imazhe 2D mund te kthehen me drite ne tre D

Inxhinieret ne karolinen veriore kane zhvilluar nje teknike te re e cila transformon gjerat dy dimensionale ne tre dimensionale me ane te fuqise se drites.  Kerkimi mund te coj nje dite ne inovacione per kursim hapsirash si impiante mjeksore qe perthyen ne trup dhe sisteme te reja satelitore qe mund te ndertohen ne hapsire.

 
 

Kombi Social

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com