Ky ka qenë një vit shumë i vështirë për Demi Moore dhe për këtë arsye aktorja ka vendosur të festojë 50-vjetorin e lindjes shumë larg shtëpisë. Protagonistja e filmit “Shpirti” ka nisur festën javën e kaluar në Abu Dabi, para se të vizitonte Indinë, ndërsa tani është sërish në Dubai, sipas mediave rozë. Së bashku me shoqet e saj, aktorja e famshme është parë në Monte Carlo Beach Club javën e kaluar. Më pas, shkoi në Jondhpur të Indisë ku mori pjesë në festën e Naomi Campbell, e cila gjithashtu mbushi 50 vjeç. Sipas revistës ‘People’, Demi Moore u kthye në Dubai për festën e saj që u zhvillua ditën e dielë.
Në një të ardhme të afërt, makina e James Bond, agjenti sekret më i famshëm në botë, mund të “flasë” japonisht. Kolosi aziatik “Toyota” është mes blerësve potencialë të pjesës më të madhe të aksioneve të “Aston Martin”, pasi kompania kuvaitiane Investment Dar Co, ka propozuar shitjen e kuotës së saj prej 64%. Lajmin e bën të ditur “Automotive News” që citon agjencinë Bloomberg dhe zbulon se si shoqëria kuvaitiane ka ngarkuar Rothschild për të verifikuar ekzistencën e subjekteve të interesuara për blerjen.