Nje shami dore per celular arrin te bllokoj te gjitha sinjalet e telefonit brenda saj. Shamia eshte dizenjuar nga Zvaifel me baze ne Bruklin te Nju Jorkut. Shamia e dores ka disa fije argjenti per te siguruar qe te gjitha frekuencat te bllokohen. Mbulimi I celularit me kete shami kursen fikjen dhe ndezjen e tij ne raste te vecanta.
Nje asteroid me mase sa gjysem fushe futbolli do te kaloj afer tokes ne 15 Shkurt ne nja afrim rekord per nje objekt me permasa te tilla. Sipas parashikimeve ai do te kaloj me afer se satelitet e hedhur nga njeriu, por per fat te mire nuk do te perplaset me planetin tone thote NASA. Asteroidi quhet 212 DA14 dhe do te kaloj 17200 milje nga siperfaqja e tokes oser rreth 5 mij milje me afer se satelitet artificial. Shkencetaret e nasas thone se kane patur kohe te mjaftueshme per te parashikuar orbitimin e asteroidit dhe per kete arsye jane te sigurt qe ai nuk do te na godasi. Impakte si ai qe zhduku dinozauret 65 milion vjet me pare ndodhn nje here ne dhjetra milion vjete. Trupi me I fundit qiellor qe goditi token ishte ne vitin 1908 ne Tunguska te Rusise. Meteori 100 metra I gjere arriti te shkaktoj nje impakt te madh , gjurmet e te cilit jane te dukshme edhe sot.
10 vjet me pare anija kozmike Kolumbia shpertheu gjate kthimit ne toke. Nje pjese e krahut te saj ishte demtuar gjate hedhjes, gje qe shkaktoi thyerjen e saj. Ne ekuipazh gjendej edhe izraelitii pare qe u nis drejt hapsires si dhe gjashte amerikan. Per te shenuar kete dhjete vjetor, shoke, familjar dhe zyrtar te nasas mbajten nje ceremony ne Kejp Kanaveral te Floridas. Ne te njejten dite u kujtuan edhe viktimat e anijes kozmike Challenxher e cila shpertheu ne 1986. Anija me shtate antare ekuipazhi shpertheu pak pas nisjes.
Nderkohe qe bota po perballet me rritjen e nivelit te detit, njerezit I kane hedhur syte nga ndertimi I qyteteve detare. Kjo ide eshte testuar ne hollande ku shumica e vendit shtrihet poshte nivelit te detit. Arkitektet po krijojne prototipe shtepish lundruese qe mund ti bejne balle permbytjeve te ardhshme nga deti. Keto pavilione jane ndertuar me polisterine, nje material qe eshte rreth 100 here me I lehte se xhami dhe kane nje veti qe arrijne te thithin energjine e diellit per ta kthyer ate per konsum. Ne 2025 thuajse gjysma e popullsise do te jetoj ne deltat e lumenjeve qe I bene ata me te ekspozuar ndaj permbytjeve prandaj keto qyte mund te jene pergjigja e duhur per to.
Per here te pare shkencetaret kane pare nje kallamar gjigant ne vendbanimin e tij natyrore dhe po mesojne me shume rreth jetes se tij ne fund te oqeanit. Keto imazhe fotografike u moren nga zoologu Cunemi Kubodera dhe ekipi I tij ne korrik ne brigjet japoneze. Sekreti I suksesit te tyre ishte perdorimi I pajisjeve te vecanta me drite qe nuk eshte e dukshme per syrin e njeriut dhe te qefalopodit. Kanali televiziv japonez NHK pritet te transmetoj ne 13 janar pamje te qefalopodit 3 metra te gjate , pamje te cilat do te transmetohen me pas nga diskoveri cahnnel ne 27 janar. Kallamari me I gjate I filmuar ndonjehere ka qene 18 metra I gjate.