Rrjeti social “Facebook” ka shënuar mbrëmë shifrën prej 1 milard anëtarësh, duke zgjeruar misionin e tij për te krijuar një botë më sociale, nderkohe qe investitorët janë duke pare mundësitë qe kete rrjet social ta shndrrojnë në para. Themeluesi dhe njëkohësisht shefi ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zukerberg, duke u treguar modest për këtë arritje, tha se më shumë se një e shtata e popullësisë së planetit janë banorë virtual të këtij rrjeti. “Te ndihmosh 1 miliard njerëz që të lidhen me njëri tjetrin është fantastike dhe për këtë gjë jam shumë krenar”, tha ai. Facebook-u gjithashtu publikoi videon e parë promocionale të këtij rrjeti, në nder të këtij momenti të quajtur historik.
