Bota

Samiti i BE, mbrojtja e monedhës Euro dhe siguria energjetike

Mbrojtja e monedhës së përbashkët Euro, siguria energjetike dhe inovacioni në këtë fushë, kanë qenë temat e trajtuara nga krerët e shteteve në Samitin e Bashkimit Europian të mbajtur në Bruksel.

Sipas Komisionit Europian, vendeve anëtare do t’u duhen një trilionë euro në vitet e ardhshme për infrastrukturën energjetike.

Problem duket ende çështja e financimit të këtij projekti.

 

Baristi i parlamentit ne Britani paguhet me shume se nje police

Nese je ushtar apo police britanike rroga eshte e larte.  Keshtu mendojne te gjithe, por nuk eshte ashtu.  Nje barist ne parlamentin e vendit I cili sherben kafe ne dhomat e tij paguhet me shume se nje polic apo ushtare.   Rroga e tyre e majme u zbulua pas nje lajmerimi te bere ne shtyp ku kerkohej nje barist I ri. Ai do te marre rreth 30 mij dollar ne vite, ose 20.173 paund ne vite, me larte se policet qe marrin 19 000 paund ne vite dhe ushtaret qe marrin pak me shume se 17 mij paund ne vite.  Parate e paguara jane per 39 ore pune ne jave, ndryshe nga ushtaraket qe duhet te qendrojne edhe me orare te zgjatura. Rroga eshte 50% me shume sesa mesatarja e rroges se nje barista ne Londer te cilet paguhen minimalisht me 6 paund ne ore. Nje nga federatat e policise ka ironizuar me kete lajm duke ofruar disa police  per kete pozicion.    Kjo eshte qesharake thone disa qytetare duke u kerkuar deputeteve te ndihen te turperuar.

 
 

KS denon sulmin sirian ndaj Turqise

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara   ka dënuar fuqishëm sulmin  Sirian mbi Turqinë, i cili la pesë civilë turq të vrarë.  Këshilli prej 15 shtetesh anëtare kërkoi që “dhunime të tilla të ligjit ndërkombëtar duhet të ndalen menjëherë dhe të mos përsëriten”.  Sulmi sirian ndodhi të mërkurën, ndërsa Turqia u kundërpërgjigj me sulme ndaj shtetit fqinj po të njejtën ditë, për të vazhduar edhe të nesërmen. Raportohet se nga  bombardimet  eTurqisë janë vrarë shtatë ushtarë sirian. Departamenti amerikan i shtetit  tha  se përgjigja e Turqisë ka qenë e duhur dhe proporcionale.  Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan tha se Turqia nuk dëshiron luftë, pas miratimit të vendimit të djeshëm nga parlamenti për operacione të mëtejshme ushtarake në Siri.  Nderkohe rreth 30 protestues kunder luftes qe marshonin drejt parlamentit turk ne Ankara jane ndalur nga policia e cila perdori gas lotsjelles.   Protestuesit kerkonin qe tensioni mes sirise dhe turqise te mos pershkallezohet ne lufte.

 
 

Ende luftime ne Mali

Trupat qeveritare të Malit janë ndeshur me militantët islamist në rrugët e qytetit verior të Gao-s.  Perleshja  ndodhi   në    disa zona me   siguri të brishtë pas largimit të militantëve islamik si pasoje e  offensives  se ushtrisë   fanceze.    Forcat  franceze së bashku me ato të Malit, morrën kontrollin e një pike nevralgjike ku  gjatë ditëve të fundit  ndodhen  dy sulme vetëvrarëse. Militantët islamik u larguan nga qyteti në  fund te  muajit janar  kur trupat franceze   moren kontrollin e tij.   Militantet jane fshehur në shkurre dhe shkretëtirë   mes   qyteteve të mëdha të veriut, duke paraqitur një kërcënim për  sulme guerrile . Franca ka rreth 4 mijë trupa në Mali të cilat mbështetën nga aeroplanë, helikopterë dhe automjete të blinduara. Ata janë   përqëndruar në operacione    sulmuese,  disa qindra kilometra në veri të Gaos në kërkim të militantëve islamikë.

 
 

Mbyollet muzeu kombetar i Bosnjes

Muzeu Kombëtar i Sarajevës do t’i mbyllë dyert pas 124 vitesh funksionim. Autoritetet e Muzeut njoftuan se janë detyruar t’i mbyllnin dyert e këtij institucioni, për shkak të mungesës së fondeve.  Qeveria qëndrore në Bosnjë dhe Hercegovinë nuk ofron fonde për institucionet kulturore, në nivel shtetëror. kritikët I  vënë fajin Marrëveshjes së Dayton-it të vitit 1995, për mbylljen e muzeut, e cila ka krijuar një sistem të ndarë   qeverisje , si pjesë e përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës në Bosnjë. Shtatë muze të njohur dhe disa pika të rëndësishme kulturore në Bosnjë rrezikojnë të mbyllen për shkak të mungesës së fondeve.  Disa aktiviste u lidhen simbolikisht me zinxhir brenda muzeut. Ky muze I ka shpetuar renies se perandorise austro-hungareze, dy luftrave boterore dhe shperberjes se jugosllavise.

 
 

Page 1 of 17

Kombi Social

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com