Arti dhe Kultura

Mis Universi Bora zhvillohet ne Rusi

Ne Novosibirisk te Rusise eshte zhvilluar Mis Universi I Bores.  Ne gare perfshihej edhe pozimi me rroba banje ne temperature nen zero.  20 vajza ishin ne gare  dhe ne fund fituese u shpall Vladisllava Verner nga qyteti rus I Tomskut.  Ajo u largua me nje kontrate per modele, dhe mundesine per te perfaqsuar Rusine ne Mis Bota e Turizmit.

 

Shpallen kandidatet per cmimet BAFTA

Akademia britanike e cmimeve kinematografike BAFTA ka shpallur kandidatet per cmimet qe pritet te shperndahen ne 10 shkurt.  Filmi me me shume nominime eshte Linkoln me 10 ose nje me shume sesa filmi Te mjeret dhe Jeta e Pi. Cmimet Bafta nisen te ndahen ne 1947.  kjo akademi ka 6500 antare nga dege te ndryshme te industrise filmike, si televizioni, kinemaja, videolojrat etjere.  Ne shkurt jepen edhe cmimet  akademike njohur me emrin Oskar.  Ato do te    ndahen   ne teatrin Kodak.  Cmimet ndahen ne Holliud qe prej vitit 1929 dhe fituesit dalin nga votimi I 6 mij antareve te akademise.  Fituesi mund te ndryshoj karrieren e nje aktori thuajse brenda nje nate.

 
 

Filmat që mund të shihni gjatë 2013

Los Angeles - Viti i ri nis me pamjet e filmit që ka marr Oscar për filmin më të mirë, "Të mjerët". Një film spektakolar i Tom Hooper. Më pas gjatë vitit pritet të përfundojë dhe filmi i Quentin Tarantino, Django Unchained, me aktorin Jamie Foxx.

Në javët e ardhshme në kinema do të nisë të shfaqet dhe Lincoln, me regji të Steven Spielberg, i cili ka tërhequr mjaft vëmendje në Shtetet e Bashkuara. Në rolin kryesor është Daniel Day Lewis. Një tjetër film që pritet të ketë mjaft shikueshmëri është edhe ai për vrasjen e Bin Ladenit, Zero Dark Thirty. "Wreck-it Ralph", filmi i radhës i Pixar, pritet të dalë gjithashtu në ditët e ardhshme dhe është mjaft për të qeshur. Filma të tjerë që pritet të përfundojnë këtë vit xhirimet janë Retaliation, The Hangover part III, Transformers 4 dhe The Smurfs 2.

 
 

Njofton vetëvrasjen në Twitter

E njoftoi vetevrasjen e tij te rrjetin social Twitter, e pas kesaj ka qelluar veten me arme zjarri. Vdekja e raper-it 22 vjecar Freedy E. ka shokuar komunitetin e hip hop-it, shkruajne mediat amerikane.

Pas disa fjalish te shkurtra, i riu pershendet prinderit e tij me e pas thote vetem "me vjen keq". Me kete mbyllet mesazhi i tij perpara vetevrasjes.

Freddy E. ishte i njohur sidomos per programin e tij ne youtube te titulluar "Jerk TV". Lajmi vjen vetem dy jave pasi nje tjeter kengetar i ri i muzikes rap, Capital STEEZ, u vetevra ndersa me pare kishte lene edhe ai disa mesazhe lamtumire po ne Twitter.

 
 

Kënga e re e Bon Jovi

Titullohet “Because We Can” kënga e re e Bon Jovi, në radio prej ditës së djeshme dhe online nga dita e sotme.

“Because We Can” është kënga e parë e marrë nga albumi “What About Now”, që do të dalë më 25 mars dhe që do të ketë edhe “Not Running Any More”.

Bëhet fjalë për një singëll nga filmi i ri i Lionsgate, “Stand Up Guys”, e emëruar si Kënga më e Mirë Origjinale në evenimentin Golden Globe të 13 janarit.

 
 

Kombi Social

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com
Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com